+355 67 67 677 pgj@plat.org

1 3

2 4

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje iu bashkua nismës per t’i thënë Jo shfrytëzimit të femijëve për punë dhe lypje! Fëmijët në situatë rruge janë ndër grupet më vulnerabël dhe shumë prej të drejtat e tyre janë shkelur. Ata jetojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpesh herë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Rrjeti i Grave , Barazi ne Vendimarje , ju bashkangjit nismes se Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme e Bashkisë së Tiranës dhe një sërë organizatash për të drejtat e fëmijëve, e cila synon mbrojtjen dhe përkujdesin e këtyre fëmijëve si dhe mbështetjen e familjeve të tyre.Nje fushatë ndërgjegjësuese në terren e cila nëpërmjet ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ka për synim të ndërgjegjësoje qytetarët për këtë plagë të madhe të fëmijeve, risqet që sjell dhe mbi të gjitha për mosushqimin e shfrytëzimit të tyre duke u dhënë para. Mos u jepni para fëmijëve në rruge, blijuni atyre ushqime apo lodra, por jo para! Ne besojme fort se ndërgjegjësimi është vetëm një hap i vogël, por do të vazhdojmë fort punën tonë duke kërkuar të drejta për këta fëmijë! Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë reale! Struktura shtetërore duhet të marrin seriozisht ketë gjendje, të marrin masa konkrete per t’i dhënë fund këtij tmerri dhe ne të bëjmë punën tonë si qytetarë duke ngritur zërin e mbeshtetur këto nisma e cdo fëmijë që mundemi!