+355 67 67 677 pgj@plat.org

“Nëse dëshiron të flitet për diçka, pyet një mashkull;

 nëse dëshiron që diçka të bëhet, pyet një femër!”

 

10329841_10152222128938683_8877793125623024731_oMe kёtё shprehje nisi dhe paneli i diskutimit mё datё 09.07.2014 pranё International Hotel nё Tiranё, organizuar nga njё bashkёpunim midis UNDP dhe NDI, nё tё cilin Rrjeti i Grave Barazi nёVendimmarrje nuk mungoi me pjesёmarrjen e vet. Nё kёtё panel diskutimi ishin pjesёmarrёs pёrfaqёsues tё partive tё ndryshme politike, pёrfaqёsues tё qeverisё, shoqёrisë civile dhe partnerё ndёrkombёtar tё cilёt diskutuan mbi fuqizimin e pjesёmarrjes sё gruas nё partitë politike nё Shqipёri, duke u bazuar edhe nё faktin qё vendi ёshtё duke u pёrgatitur pёr zgjedhjet lokale tё vitit 2015.

Pjesёmarrёsit eksploruan rolin vendimtar tё partive politike pёr rritjen e pjesёmarrjes politike tё gruas, duke identifikuar kёshtu sfidat kyçe dhe mundёsitё, sёbashku me praktikat mё tё mira dhe mёsimet e nxjerra pёr partitё politike pёr tё nxitur ndryshimin. Diskutimi u udhёhoq nga qasje tё ciklit zgjedhor, duke shqyrtuar pikat e hyrjes pёr pjesёmarrjen e grave nё fazёn para zgjedhore , nё fazen gjatё zgjedhjeve dhe nё fazёn e pas zgjedhjeve,  gjithashtu duke shqyrtuar dhe ekzaminuar eksperiencat e vendeve tё tjera. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nuk janë vetëm të drejta njerëzore, ato janë gjithashtu të domosdoshme për arritjen e një zhvillimi përfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

 

 

10530878_10152222128943683_392062685982970898_n

Pjesëmarrja politike e grave është kyçi për këto qëllime dhe partitë politike janë ndër institucionet më të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e një pjesëmarrjeje të tillë. Duke qenë se gratë zënë njёpёrqindje tёulët tёvendeve parlamentare të botës, është e qartë se partitë politike duhet të bëjnë më shumë – dhe duhen ndihmuar në këtë përpjekje – për ta mbështetur fuqizimin politik të grave. Kuvendi i Shqipёrisё nё bashkёpunim me NDI dhe UNDP kёrkon tё avancojё kёtё diskutim nё pjesёmarrjen politike tё grave nё Shqipёri si dhe brenda partive tё veçanta dhe tё gjithё partive, shoqёrisë civile dhe qeverisё.