+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ermonelaj Felaj, deputete e Partisë Socialiste e zgjedhur në qarkun e Beratit është emëruar ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, pas largimit të Ilirian Celibashit nga kjo detyrë. Këtë ndryshim në kabinetin qeveritar, e ka shpallur vetë Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zonjën Ermonela Felaj dhe zotin Ilirian Celibashi. Ermonela Felaj ne deklaraten e saj perpara medias e shoqeruar nga Kryeministrin dhe Ish Ministrin Celibashi ,deklaroi se do te shpreh gjithë angazhimin e saj profesional, moral, por edhe politik për të qenë në lartësinë e detyrës.
Zoti Ilirian Celibashi deklaroi se dorëheqja e tij si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentit bëhet për arsye personale.
Ermonela Felaj , e lindur në Berat më 9 nëntor 1976, është zgjedhur deputete për Qarkun e Beratit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ajo është diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe si magjistrate prokurore në Shkollën e Lartë të Magjistraturës. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat. Ermonela Felaj ishte njekohesisht edhe anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.