+355 67 67 677 pgj@plat.org

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, zonjën Astrid Thors.

Zonja Thors bëri një prezantim të zyrës dhe misionit të saj, duke u ndalur më specifikisht në rolin që ajo luan ndër vite në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Biseda u përqendrua në situatën në Maqedoni, raportet ndëretnike dhe shkallën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në Serbinë e Jugut mbi gjendjen e të drejtat e shqiptarëve atje.

Presidenti Nishani theksoi se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është e vetmja alternativë e bashkëjetesës harmonike në Maqedoni, duke evidentuar rëndësinë e madhe shtet-formuese që luan faktori shqiptar atje. Ndër të tjera, Presidenti vlerësoi punën e bërë nga Komisionerja për programin e arsimit të integruar si element të domosdoshëm për integrimin e plotë dhe respektimin e ndërsjellë të komuniteteve etnike por edhe atyre të besimeve të ndryshme fetare, etj.

Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Serbisë së Jugut, Presidenti vuri në dukje se ndjekja dhe vënia në zbatim e planit 7 pikësh nga qeveria në Serbinë e Jugut është prioritare, e domosdoshme për t’u shoqëruar me një vëmendje shumë më të madhe investimesh piggyslots.com dhe zhvillimi ekonomik për këtë zonë. Gjithashtu, Presidenti evidentoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes Shqipërisë dhe Serbisë, si një hap që do të nxiste punësimin e të rinjve nga Serbia e Jugut të arsimuar në Shqipëri, dhe jo braktisjen dhe shpopullimin e zonës.