+355 67 67 677 pgj@plat.org

Deputetja 10646656_10152394091398148_5126649299708101914_ndemokrate, Mesila Doda bashkë me deputeten socialiste Klodiana Spahiu që është njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, kanë marrë pjesë në një takim pune për të ndihmuar në avancimin e axhendës së rolit të gruas në Shqipëri. Deputetet kanë marrë pjesë edhe në një takim me drejtues të Bankës Botërore “Women in Parliaments”, ku diskutuan për cështje të zhvillimit ekonomik, varfërisë dhe fuqizimit ekonomik të gruas.

Forumi Botëror Gratë në Parlament u mblodh në Washington D.C më 8-11 Tetor 2014, me rastin e takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar 2014 dhe Bankës Botërore.

7100_10152738507145690_2084856574196253839_nNë datat 8-9 Tetor, Delegatët e Forumit Botëror Gratë në Parlament, ishin pjesë e takimeve të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së. Ky takim u dha Grave Parlamentare një mundësi unike për tu angazhuar me ekspertë të FMN-së dhe Bankës Botërore, për të diskutuar cështje të lidhura me financat ndërkombëtare dhe zhvillimin.

Në datën 10 Tetor Forumi Botëror i Grave Parlamentare, organizuoj një seancë të vecantë me temë: “Si Fuqizimi ekonomik i gruas rrit stabilitetin në kontekste të brishta dhe në tranzicion?”

Në ditën e fundit të këtij forumi, gratë ishin të ftuara të vizitonin Muzeun Kombëtarë të Grave në art, i vetmi muze i madh në botë i dedikuar ekskluzivisht për të njohur arritjet e grave artiste.