+355 67 67 677 pgj@plat.org

Çmimi i Teknologjisë për Barazinë Gjinore (GEM-TECH) është një çmim i cili jepet një herë në vit për arritjet e veçanta dhe performancën më të mirë si rol për tu ndjekur, për barazinë gjinore dhe përfshirjen në fushën e TIK. Kjo ngjarje është një Çmim nga ITU-UN Women projektuar për të demonstruar angazhimin në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave përmes TIK-ut. Çmimi ITU-UN Women GEM-TECH synon të krijojë një platformë për avancimin e angazhimit kuptimplotë të grave në TIK si dhe rolin e tyre si vendim-marrëse dhe producente të këtij sektori. Objektivi i edicionit të parë ishte të shfaqte angazhimin për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave përmes TIK-ut. Për këtë qëllim, çmimi GEM-TECH inkurajoi të gjitha palët e interesuara që të dorëzonin nominimet për organizatat dhe individët.

Në këtë kuadër, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje është nominuar dhe përzgjedhur si një nga 6 finalistët në kategorinë e I – Aplikimet TIK, Përmbajtja, Kapacitetet Prodhuese dhe Aftësitë për Fuqizimin Social e Politik të grave dhe Fuqizimit të Lidhjeve të Grave për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje është organizata e parë në Shqipëri që ka implementuar aktivitete të fokusuara në rritjen e njohurive dhe aftësive të TIK dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mediave sociale për përfshirjen sociale dhe avancimin e çështjeve gjinore. TIK paraqet një mekanizëm të ri të komunikimit masiv në një klik. Në Shqipëri, gratë në vendimmarrje janë duke u përballur me sfida serioze që i përjashton ato nga pjesëmarrja dhe përfaqësimi i plotë në politikë. Siç e dimë, media luan një rol serioz në formimin e qëndrimeve publike. Pavarësisht nga kjo, media shqiptare karakterizohet nga një paraqësim jo i duhur i rolit të gruas në shoqëri ose në ofrimin e një vëmendjeje dhe hapësirë ​​më të vogël për gratë. Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje synon rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe përfaqësimin e tyre në vendimmarrje përmes kanaleve alternative të komunikimit si është TIK. Aktivitetet tona kanë qenë në gjendje të fuqizojnë gratë në vendimmarrje duke i ofruar atyre ngritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturave të nevojshme të komunikimit dhe promovimit.

 

Iniciativa të realizuara në pesë vitet e fundit që lidhen me TIK:

 

1. Platforma Virtuale e Grave në Vendimmarrje (platformagjinore.al)

 

Objektivi i kësaj nisme zbatuar në vitin 2011 ka qenë krijimi i portalit të parë online në Shqipëri, me informacion të plotë dhe nga një gamë e gjerë në lidhje me gratë dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të komunikimit, për ti “dhenë zë grave” për të forcuar infrastrukturën e komunikimit dhe rritjen e pjesëmarrjes së femrave në të gjitha proceset shoqërore dhe strukturat vendimmarrëse në Shqipëri. Platforma Virtuale krijon mundësi për promovimin, komunikimin, informimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha grave, qytetarëve, organizatave dhe institucioneve që duan të japin kontributin e tyre për arritjen e barazisë gjinore në strukturat vendimmarrëse dhe për shoqërinë në përgjithësi. Ky portal është perceptuar si baza e të dhënave më të plota në drejtim të grave në vendimmarrje, statistikave kombëtare dhe lokale të grave në vendimmarrje (për herë të parë të mbledhura në një database të vetme), strategjitë dhe planet e veprimit që lidhen me barazinë gjinore në Shqipëri, artikuj, opinione, informacione, etj.

Pas krijimit të Platformës Virtuale, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje organizoi 12 trajnime në 12 rajone të Shqipërisë në lidhje me rëndësinë e mediave sociale për përfshirjen sociale dhe avancimin e çështjeve gjinore. Së fundi, një konferencë kombëtare, u mbajt në Tiranë fokusuar në prezantimin e Platformës Virtuale me publikun dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë eksponenciale të TIK dhe rolit të madh në fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe për të arritur barazinë gjinore në Shqipëri. Me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan, Ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe Fondacionit Taci kemi bërë hapin e parë drejt fillimit të një mënyre të re të advokimit dhe fuqizimit gjinor, për herë të parë në Shqipëri.

 

2. Rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në vendimmarrje përmes TIK

 

Në vitin 2012, në pikëpamjen të nevojës së ngritjes së kapaciteteve të grave dhe fuqizimin e tyre përmes TIK, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje organizoi 6 trajnime në 6 rajone të Shqipërisë për temën se si të përdorim TIK-un për të rritur pjesëmarrjen e grave në procesin e vendimmarrjes dhe të përfaqësimit në politikë. Në total, 220 gra nga partitë politike, media dhe shoqëria civile janë trajnuar dhe këshilluar se si të hapin dhe të menaxhojnë profilet e tyre si politikane, aktiviste sociale dhe vendimmarrëse në rrjetet sociale dhe për të qenë aktive duke pranuar dhe shkëmbyer informacione nga Platforma Virtuale për Gratë në Vendimmarrje. Përveç kësaj, si një mjeti i mëtejshëm për fuqizimin e TIK dhe  ndërtimin e kapaciteteve, Rrjeti publikoi një manual të TIK “Politika 2.0”, për gratë në vendimmarrje dhe në politikë duke e shpërndarë në 12 rajone të Shqipërisë. Kjo nismë u mundësua me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe është një sukses i madh i cili na ka shtyrë më tej në punën tonë për këtë çështje.

 

3. Rritja e Barazisë gjinore përmes TIK për Gratë

Në vazhdimësi të strategjisë së TIK për gratë në vendimmarrje, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka zbatuar një projekt me qëllim për të kontribuar në një qasje më të madhe të teknologjisë për gratë në politikë, duke siguruar një pjesëmarrje dhe përfaqësim më të madh të grave në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri (qershor 2013), përmes mbështetjes së TIK, hulumtimit dhe ndërtimin e kapaciteteve. Rrjeti para së gjithash ka kryer një hulumtim në 6 rajone mbi përdorimin e TIK-ut nga ana e grave në Shqipëri dhe si mjet i rëndësishëm i fuqizimit, 600 pyetësorë janë përgatitur dhe plotësuar nga gratë që kanë të bëjnë me përdorimin e TIK-ut nga ana e Gruas Shqiptare. Nga hulumtimi rezultoi se gratë ishin shumë të paduruara për të përdorur TIK-un si të vetmin mjet komunikimi në dispozicion për gratë (pasi media tradicionale është krejtësisht e “pushtuar” nga meshkujt), por atyre u mungonin kapacitetet dhe informacioni. Në këtë kuadër BNV ka organizuar 6 trajnime në 6 rajone të Shqipërisë për të rritur aksesin në teknologji të gruas shqiptare në politikë dhe krijimin e një praktike të qëndrueshme të përdorimit të TIK-ut, jo vetëm gjatë fushatave elektorale por edhe gjatë punës së përditshme të grave politikane, si një mjet i komunikimit, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe votuesve. Në total, 180 gra në politikë dhe vendimmarrje janë trajnuar. Për më tepër, për shkak të mungesës së mundësive të promovimit të grave kandidate, Rrjeti vendosi të mbështes dhe promovoj gratë kandidate në zgjedhjet kombëtare të vitit 2013 në përdorimin e TIK-ut dhe mediave sociale. 42 gra kandidate nga parti të ndryshme politike kanë bashkëpunuar dhe publikuar profilet e tyre në Platformën Virtuale të Grave në Vendimmarrje (www.localhost:8080/platforma/eng/mp-candidates/), këto profile janë shpërndarë në mediat sociale dhe kanë qenë baza për ngritjen e një diskutimi të rëndësishëm të pranisë së grave kandidate në media, që ka të bëjë me mungesën e mundësive të barabarta. Pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve kombëtare të vitit 2013 në Shqipëri, një numër i përgjithshëm prej 35 grash u zgjodhën anëtarë të Parlamentit të ri shqiptar. 20 gra (57%) nga numri i përgjithshëm i grave të zgjedhura si anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë ishin pjesë e projektit. Me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ne kemi arritur të krijojmë një rrjet të fortë të grave politikane të cilat janë trajnuar dhe që përdorin aktualisht për komunikimin e tyre me votuesit duke nxitur gjithashtu përdorimin e TIK-ut për gratë në vendimmarrje.

 

4. Spoti për mbështetjen e grave në zgjedhje. (https://www.youtube.com/watch?v=BbWTBKeYnYI&feature=youtu.be

 

Gjatë zgjedhjeve Kombëtare të vitit 2013 në Shqipëri, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka realizuar një spot me qëllim për të mbështetur kandidatet gra që kandidonin në zgjedhje. Nën moton “Për një shoqëri më të mirë nesër, më shumë gra në politikë sot!” spoti është shpërndarë në mënyrë unike përmes mediave sociale dhe Platformës Virtuale. Ky spot u krijua në kuadër të projektit Forcimi i Demokracisë nëpërmjet Barazisë Gjinore, mbështetur nga National Endowment for Democracy.

 

5. Nxitja e pjesëmarrjes politike të grave në një vit elektoral

 

Aktualisht, Rrjeti është duke bërë një hap përpara në të njëjtin drejtim me implementimin e projektit për marketingun e komunikimit në politikë duke përdorur mediat sociale dhe TIK-un për zgjedhjet lokale 2015.Qëllimi i këtij projekti është të rrisë numrin e grave në qeverisjen lokale nëpërmjet përdorimit të marketingut politik dhe TIK. Përmes këtij projekti, 80 gra kandidate potenciale (që kandidojnë në një sistem mazhoritar) nga parti të ndryshme politike dhe në 4 rajone të Shqipërisë do të rrisin kapacitetet e tyre të komunikimit  politik duke përdorur mediat sociale dhe TIK: menaxhimi i fushatës, strategjitë për marrëdhëniet me publikun dhe shtrirjes efektive të zgjedhësve nëpërmjet medias sociale dhe TIK. Një hapësirë ​​e re në Platformën Virtuale do të dizajnohet me qëllim promovimin e 80 grave kandidate të mundshme dhe do të publikohet në fillim të fushatës zgjedhore me profilet e kandidateve femra në zgjedhjet lokale të 2015-ës, duke u reklamuar për të krijuar portalin e parë nga një organizatë jo – fitimprurëse që mundëson aksesin në informacionin politik të fushatës (kuotat gjinore, votimi familjar, liria e votës, hendekut gjinor në zgjedhje).

Nominimi si një nga finalistet i ka dhënë mundësinë Rrjetit jo vetëm të njihet në nivel global por edhe të jetë pjesëmarrës në një videot e prodhuara duke u përzgjedhur mes projekteve/individëve. Këto video janë shfaqur në eventin organizuar për Çmimet GEM-TECH në Busan, duke përfshirë festën prestigjioze Gala në mbrëmjen e së martës datë 28 Tetor 2014 dhe do të postohet gjithashtu në faqet e internetit të ITU-së dhe UN Women.