+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në Shqipëri sëmundja e kancerit prek cdo vit një numër gjithnjë e në rritje qytetarësh. Autoritet flasin për një shifër prej 3500 deri 4000 mijë rastesh.
Kjo sëmundje shfaqet në të gjitha format, por më të përhapura duket se janë ato të kancerit të mushkërive, zorrëve, të qafës së mitrës, dhe gjirit apo dhe të prostatës Në Shqipëri problem mbetet diagnostikimi i vonshëm i sëmundjes.
Në kuadrin e 4 Shkurtit, Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Drejtorja e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, vizitoi Shërbimin Laboratorik Biokimik-Klinik të QSUT-së, në të cilin pas një periudhe të gjatë, sapo kanë rifilluar matjet e shënjuesve tumoralë, pas vënies në punë të pajisjes së re të quajtur Analizator i Imunokemiluminishencës .
Matjet e realizuara nga kjo pajisje janë tepër të rëndësishme përsa i përket ndjekjes së ecurisë si dhe efikasitetit të trajtimeve (kirurgjikale, kemioterapeutike, radioterapeutike) të pacientëve me sëmundje tumorale, si dhe rekurencës (6 muaj deri para screening).
Ne kete dite te vecante, Ministri Beqaj ritheksoi edhe nje here lajmin se brenda këtij viti, në gjysmën e dytë të tij, do të kete në funksionim edher dy mamografë të lëvizsshëm, sepse eshte konstatuar se në zonat rurale kujdesi për këto sëmundje është ende i ulët. Gjithashtu, për kujdesin paliativ, siç jeni në dijeni, ligji që ishte hartuar po rishikohet, në mënyrë që me ligjin e ri të mund të trajtojmë edhe këtë pjesë të pacientëve që është në stadin e a avancuar të këtyre sëmundjeve, theksoi Ministri.