+355 67 67 677 pgj@plat.org

Kreu aktual i opozites shqiptare, gjate nje prezantimi mediatik deklaroi se ne vitet ne vazhdim nje pjese te konsiderueshme te figurave te reja politike ne spektrin e djathte do ta zene grate. Edhe forcat e majta, permes perfaqesuesve te tyre kane shprehur vullnetin per rritje te numrit te grave ne sferen politike. Duket se vendimmarrja ne pushtete po ben realitet, edhe pse ende ne projekt, perfshirjen e grave ne jeten aktive te politikes shqiptare. Madje edhe nga ata me konservatoret e shoqerise sone, ky hap shihet me sy pozitiv, perpos faktit se skena politike ka qene e zaptuar nga te njejtet aktore.

Natyrisht, jetes publike ne vendin tone nuk i kane munguar femrat, te cilat nese i kthehemi historise, ne revolucionin e famshem komunist te viteve ’70 u quajten force e madhe e jetes sociale. Raporti numerik nga viti ne vit nuk ka ndryshuar shume, por sidoqofte prezenca e tyre ka qene ekzistente dhe e dobishme. Per t’u vene ne pikepyetje ka qene zeri i tyre, postet qe kane mbajtur si dhe prania ne jeten publike dhe media.

Shoqeria jone ka qene historikisht dhe eshte me e hapur ndaj arritjeve te burrave sesa grave ne vendimmarrje. Kjo nuk eshte vetem pjese e mentalitetit. Politikanet femra qortohen nese marrin mbi vete privilegjet mashkullore. Studimet tregojne se ne vecanti grate qe flasin haptas vleresohen negativisht, e per cudi sidomos prej vete grave.

Pengesat ndaj pjesemarrjes se gruas ne politike jane te shumta. Shume gra dhe burra mendojne se politika eshte “mashkullore”. Per rrjedhoje, grate e kane te veshtire te zhvillojne vetebesimin qe nevojitet per te kandiduar per poste publike. Pengesat madhore ndaj pjesemarrjes se grave ne politike jane situacionale si memesia, qendrimet shoqerore dhe institucionale.

Influence kane edhe stereotipat gjinore te cilet ndikojne ne qendrimet per kandidatet politike dhe keto opinione shnderrohen ne vota. Kandidatet gra shqyrtohen me me kujdes sesa kandidatet burra. Ne vecanti mosha, gjatesia, pesha, veshja dhe terheqja fizike e grave luajne nje rol te madh ne faktin sesa seriozisht merren ato si kandidate.

Por nuk duhet harruar gjithashtu se per ngritjen e fondeve gjate fushatave, grate e kane patur me te veshtire ne nje sistem te tille politik ku shumica e politikaneve kane krijuar akses dhe kerkojne te rikandidojne ne te njejtat poste drejtuese.

Gjithmone eshte vene ne diskutim nga analiste dhe intelektuale te ndryshem inteligjenca e grave ne punet drejtuese, por testet e inteligjences nuk kane dhene ndryshime sasiore dhe cilesore.

Nese do t’u hidhnim nje sy vendeve te tjera, per shembull marrim modelin amerikan qe konsiderohet si me i miri, grate kane ecur shume perpara ne procesin e vendimmarrjes.

Nga viti ’90 e ketej, grate ne Amerike kane fituar poste te larta te papara ndonjehere si legjislatore shtetesh, senatore dhe guvernatore. Edhe ato qe nuk kane fituar zgjedhjet mund t’u kene sjelle perfitime grave nga pikepamja afatgjate duke fituar pervoje politike, duke sherbyer si modele per gra te tjera dhe duke edukuar publikun mbi mundesine e grave si kandidate politike.

Por edhe ne Shqiperi qendrimet po ndryshojne dhe po behen m-_anuese ndaj grave politikane. Kjo reflektohet ne veprimtarite e tyre te shumta si ne plotesimin e kuadrit ligjor, bashkepunimin me pushtetin vendor e qendror, etj. Krahasuar me vitet e para, gruaja shqiptare eshte shume me e pergatitur dhe me e motivuar ne misionin e saj, madje dhe me ekspertize ne fusha te caktuara si: ne hartimin e politikave, ne angazhimin per rritjen e perfaqesimit te gruas ne vendimmarrjen politike. Arritje te levizjes se gruas ka edhe ne forma te strukturimit te saj qe nga shoqatat deri ne koalicione dhe rrjete, madje per t’u vene ne dukje gjithashtu eshte se levizja e gruas ne Shqiperi vleresohet si nje nder levizjet me te rendesishme ne Ballkan.

Studimet tregojne faktin qe grate perceptohen se kane nje avantazh karshi burrave persa i perket nje game te gjere ceshtjesh sociale dhe kufizimit te shpenzimeve qeveritare. Ato shikohen si dashamirese, me te ndershme dhe me te moralshme sesa burrat. Ne rritjen e pjesemarrjes se gruas, duke respektuar barazpeshen gjinore ne organizmat dhe komisionet qeveritare, ne sistemin gjyqesor por edhe ne postet qeveritare dhe te administrates publike roli i saj mund te jete efektiv.

Ne kete situate, kur pozicioni i gruas ne vendimmarrjen politike nuk shihet me me syze te erreta, forcat politike shqiptare po shpallin si platforme te perfaqesuesve te tyre edhe emrat e grave qe kane krijuar kredibilitet ne syte e opinionit publik. Nese priten rezultatet per t’u bindur se ne cfare niveli do te jete kontributi i grave ne nje fushe kaq delikate kur nevojitet te sakrifikosh shume nga jeta personale dhe familjare, kahu i shikimit duhet drejtuar fillimisht nga hierarkia e pushteteve e cila mund te leshoje pe dhe t’i integroje grate realisht ne politiken shqiptare.

Botuar ne Gazeten – Koha Jone