+355 67 67 677 pgj@plat.org

Kryetari i Kuvendit te shqiperise Ilir Meta ka pritur ne nje takim Avokaten e Popullit të Greqisë Calliope Spanou e cila shoqërohej nga Avokati i Popullit të Shqipërisë Igli Totozani dhe Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas C. Rokanas.
Gjate takimit Meta beri një vlerësim pozitiv për nivelin e bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe të Avokatit të Popullit.
Në këtë kuadër Meta vlerësoi hapjen e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit në zonën e minoritetit grek në Dropull gjatë kësaj jave, duke nënvizuar njëkohësisht mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë.
Avokatja e Popullit të Greqisë shprehu mirënjohjen për vizitën e saj në Shqipëri dhe theksoi se institucioni i saj ka qenë dhe mbetet gjithnjë në dispozicion të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Greqi.
Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ofrohet komunitetit shqiptar në Greqi duke theksuar se “Greqia është një fqinj dhe partner i rëndësishëm për ne, dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve është një element domethënës në marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona”.
Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e institucioneve të Greqisë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në veçanti për miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE.