+355 67 67 677 pgj@plat.org

“Femrat mesatarisht punojne dy tre ore me shume se meshkujt dhe dhunohen me shume ne vitin e dyte dhe te trete te marteses “ .Eshte kjo panorama qe ilustron te dhenat nga Instituti I Statistikave te Botimit “ Femrat dhe meshkujt ne shqiperi” ku jepet nje tablo e qarte mbi kontributin dhe perfshirjen e femrave dhe meshkujve te perfshire ne aktivitetet sociale, ekonomike dhe politike. Niveli I punesimit te femrave eshte 49.5 % ,ndersa per meshkujt ky tregues eshte 63.2 %. Analiza e punesimit sipas grup profesioneve tregon se ka diferenca te dukshme ne punesimin e meshkujve dhe te femrave. Kjo do te thote se te ardhurat per femrat jane shume here me pak se te ardhurat e meshkujve.Sa i përket dhunës, raporti i Institutit të Statistikave thekson se 59.4% e grave kanë raportuar se, kanë përjetuar dhunë në familje. Sipas një grafike që është publikuar, dhuna në familje është më e dendur në vitin e dytë dhe tretë të martesës dhe vjen në rënie në vitet në vazhdim.
IINSTAT bën të ditur se botimi u përgatit me ndihmën e partnerëve suedezë ku kësaj here vjen me disa risi nga statistikat gjinore, ku përveç fushave që janë mbuluar dhe me parë si popullsia, lindjet dhe vdekjet, martesat dhe divorcet, arsimi etj, kësaj rradhe janë përfshirë edhe statistika të tjera që kanë dalë nga anketat e ndryshme që ka zhvilluar INSTAT, siç janë të dhënat nga “Anketa e Përdorimit të Kohës”, “Anketa e Dhunës në familje” dhe “Anketa e Matjes së Nivelit të Jeteses”. Kështu sipas anketimit, për një ditë “normale” pune, 7 ose pak më shumë orë, puna gjithsej e grave e kalon atë të burrave me 2-3 orë. Kjo diferencë thellohet në rastet kur gratë kanë një partner dhe të paktën një fëmijë nën moshën 7 vjeç
Përveç kësaj, femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë në punë të papaguara se sa meshkujt. Sipas raportit të INSTAT, pjesa më e madhe e femrave janë të punësuara në sektorin e bujqësisë.