Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë mbron dhe promovon interesat e Sh.B.A. dhe zhvillon marrëdhënie me Republikën e Shqipërisë nëpërmjet kontaktit me Qeverinë e Shqipërisë, si edhe me bashkësitë e biznesit, të punës, medias, qytetare, akademike, ushtarake, arsimore, të arteve e kulturës, si edhe me popullin në përgjithësi. Fushat me interes të përbashkët përfshijnë zhvillimin e një arkitekture të re të sigurisë europiane, përfshi zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), luftën kundër terrorizmit, si edhe forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në gjithë Europën Juglindore. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po punojnë gjithashtu sëbashku për të zhvilluar lidhje të forta tregtie dhe investimesh mes dy vendeve dhe për të lehtësuar bashkëpunim më të madh mbi çështje rajonale politike, të zbatimit të ligjit, ekonomike dhe mjedisore.

 

Nëpërmjet programit te Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë Ambasada, mbështet iniciativat e organizatave shqiptare jo-qeveritare të pavarura, që ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë demokratike civile në Shqipëri. Kjo kategori përfshin por nuk ështe e kufizuar vetëm në projekte që synojnë forcimin e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut, reformat ekonomike, edukimin qytetar, qeverisjen me pjesmarrje, nisma mjedisore, forcimin e sektorit të OJQ-ve, pajtimin e mosmarrveshjeve, dhe gazetari më të mire.

 

* Opinionet dhe pikepamjet e shprehura ne kete portal jo domosdoshmerisht paraqesin opinionet dhe pikepamjet e mbeshtetesve te ketij projekti.