+355 67 67 677 pgj@plat.org

Washington D.C.
Kreu I Shtetit Shqiptar, Bujar Nishani gjate vizites se tij ne SHBA ka dekoruar zonjёn Anna Kohen dhe zonjёn Johanna Neumann dy tё mbijetuara nga Holokausti nё Shqipёri dhe veprimtare tё shquara nё informimin e opinionit amerikan pёr sakrificat e popullit shqiptar pёr tё shpёtuar hebrejtё dhe tё luftёs pёr tolerancё dhe harmoni mes njerёzve, pavarёsisht racёs, fesё dhe kulturёs sё tyre. Presidenti u dorёzoi zonjave Kohen dhe Neumann “Titullin pёr Merita tё Veçanta Civile” me motivacionin “Nё njohje tё veprimtarisë tё vazhdueshme pёr tё bёrё tё njohur kontributin e Popullit shqiptar pёr shpёtimin e hebrenjve gjatё Holokaustit dhe pёr promovimin e tolerancёs dhe mirёkuptimit”, nё njё ceremoni tё zhvilluar enkas nё selinё e Komitetit Hebreo-Amerikan nё Washington D.C., gjatё sё cilёs u shfaq edhe filmi dokumentar “Shpёtimi nё Shqipёri”, me dёshmi tё gjalla pёr shpёtimin e hebrenjve nё Shqipёri.