+355 67 67 677 pgj@plat.org

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani zhvilloi njё takim nё Kёshillin Kombёtar tё Sigurisё me zonjёn Karen Donfried, Ndihmëse e Posaçme e Presidentit Obama dhe Drejtoreshë e Lartë për Çështjet Evropiane. Nё fillim tё takimit Presidenti Nishani, pasi evokoi me mirёnjohje mbёshtetjen qё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs i kanё dhёnё Shqipёrisё dhe shqiptarёve, gjatё gjithё historisё njёshekullore qё nga krijimi i shtetit shqiptar, nё momente tё vёshtira dhe tё suksesshme pёr kombin shqiptar, shtoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë duke nёnvizuar se, ashtu si deri tani, Shqipёria do tё vazhdojё tё jetё pёrkrah kёtij aleati dhe partneri strategjik, nё frontin e luftёs kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, nё Afganistan dhe nё pёrballjen e sfidave tё mprehta tё sigurisё qё janё përpara. Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Presidenti theksoi se ky ёshtё njё synim yni strategjik dhe alternativё e vetme, pёr tё cilin ne kemi realizuar reforma transformuese dhe arritje tё prekshme.Pёr qasjen rajonale, Presidenti Nishani u shpreh se politika e fqinjёsisё sё mirё, ruajtja dhe konsolidimi i paqes dhe stabilitetit demokratik, sikundër thellimi i bashkëpunimit rajonal me pikësynim final integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, përbëjnë shtyllat kryesore, ku drejtohet politika jonë e jashtme në rajon duke shtuar se, praninë e faktorit shqiptar në të gjitha vendet e rajonit e konsiderojmë si një mundësi konkrete që mund të kontribuojë në lidhjet midis vendeve tona, forcimin e zhvillimin e tyre dhe se ne inkurajojmë shqiptarët në rajon të jenë promotor bashkëpunimi dhe nxitës të proceseve të përbashkëta eurointegruese të vendeve ku ata jetojnë. Ai e vlerёsoi dialogun mes Kosovёs dhe Serbisё si model i zgjidhjes sё problemeve me synim tё ardhmen e pёrbashkёt euroatlantike, duke lёnё pas tё shkuarёn dhe si njё hap thelbёsor nё qetёsimin e rajonit.Zonja Donfried shprehu vlerёsimet e saj pёr mbёshtetjen e Shqipёrisё nё Irak, Afganistan dhe sfida tё tjera tё sigurisё nё tё shkuarёn dhe vullnetin pёr bashkёpunim pёr çёshtje aktuale tё sigurisё, ndёrsa vuri nё dukje se, sikurse bёri me anёtarёsimin e vendit tonё nё NATO, Shtetet e Bashkuara do tё mbёshtesin edhe nё vazhdim integrimin evropian tё Shqipёrisё, duke shprehur bindjen se, pas zgjedhjeve tё suksesshme tё vitit tё shkuar, Shqipёria do tё vazhdojё me ngulm procesin e reformave tё nevojshme pёr arritjen e standardeve evropiane