+355 67 67 677 pgj@plat.org

Grupi parlamentar i opozitës braktisi sot seancën parlamentare, në shenjë proteste, sipas përfaqësuesve të saj, se socialistët detyruan dy deputete gra që të japin dorëheqje nga e drejta e tyre për të hyrë në parlament prej listës së kandidatëve. Deputetet e listës së Lezhës mund të hynin në parlament pas dorëheqjeve nga mandati i grave ministre, mirëpo ato u tërhoqën nga kjo e drejtë, duke i lënë radhën deputetëve të tjerë në listë.
Debati nisi nga fillimi i seancës, kur deputetet socialiste dhe demokrate shkëmbyen argumenta mbi këtë cështje. Opozita këmbënguli se kjo është një shkelje e të drejtave të grave për të marrë pjesë në institucionet vendim-marrëse. Në parlament është ngritur edhe një aleancë e grave deputete, që synon të shtojë hapësirat e femrave në politikë dhe të mbrojë të drejtat e tyre.
Cështja e lënies së mandateve së grave deputete zonjat Merjeme Dilishi (Suku) dhe Mirela Neli kandidate per deputete te Partise Socialiste per qarkun e Lezhes dhe zonja Silvana Maksuti kandidate per deputet e LSI per Durresin është komentuar nga e djathta si presion ndaj gjinisë femërore sot në punimet e seancës së parlamentit.
Deputetja e PD-së, Mesila Doda kërkoi reagimin e Kuvendit dhe të Kryeministrit Edi Rama për lënien e mandatit nga ana e tre grave, sipas saj të detyruara, të bëjnë një veprim të tillë.
“Janë tre gra që po i mohohet prania në këtë Kuvend, nuk mjafton që të vini e të miratoni ligje për të drejtat e grave, sot duhet të dilni në krahë të tyre. Mos u bëni pale e dhunuesve. Gratë të marrin aksione konkrete, Rama duhet të shprehet, jemi votuar nga burrat e gratë e duhet të dilni garant i të drejtave të grave, nuk bëhet vend më i mirë nëse gratë dhunohen ditën për diell”, tha Doda.
Edhe deputetja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi që të ngrihen në këmbë të gjithë dhe të mbrojnë të drejtat e grave deputete.
“Çohuni zotërinj deputetë, dilni zot të së ardhmes së fëmijëve tuaj, ajo që po ndodh sot është jashtëzakonisht e rëndë, të gjithë këtu po heshtim. Mesila kjo nuk është cështje grash, unë e refuzoj. Të thërrasim zonjat, nuk janë të sëmura, por u kanë marrë peng vëllezërit. Kodi i heshtjes është kodi i mafies ky që përdorin këta”.theksoi Topalli.
Nderkohe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se zonja nga Lezha që lë mandatin është e sëmurë me dializë dhe akuzat janë të pabaza.
“Zonja Topalli nuk mund të ketë qenë aleancë e grave e më vjen keq se në emër të grave nuk mund të abuzohet për gratë, unë si deputete e qarkut të Lezhës, si përfaqësuese e forcës politike, kam dhënë dorëheqjen. Zonja e mandatit, është në proces dialize 3 herë në javë, ajo hyri në listë për shkak të figurës që përfaqëson në atë rreth, në një kohë që bazuar në kodin tonë të respektuar zgjedhor, në mënyrë që kuotat të respektohen, përndryshe partitë politike gjobiten. Unë mendoj që ti japim fund këtij shou që nuk është i denjë për gratë shqiptare” deklaroi Ministrja Kodheli.