+355 67 67 677 pgj@plat.org

Federica Mogherini zgjidhet shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian. Lajmi për emërimin e Mogherinit në postin e ministres së Punëve të Jashtme të BE-së u bë i ditur nga presidenti në largim i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Federica Mogherini do të zëvendësojë baroneshën Catherinë Ashton, mandati i të cilës përfundon në muajin tetor. Samiti i jashtëzakonshëm në Bruksel e ka zgjedhur në vend të Van Rompuy, drejtuesin e ri të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Fill pas emërimeve të reja në KE, presidenti ende në detyrë Van Rompuy gjatë një konferencë për shtyp theksoi se Mogherini do të jetë fytyra e re e Politikës së Jashtme. “Mogherini dhe Donald Tusk do punojnë ngushtë për interesat e BE-së”-theksoi Van Rompuy.

Ndërkohë, Mogherini gjatë konferencës për shtyp ka përshëndetur të gjithë për emërimin e saj në këtë post, duke theksuar se do të punojë në interes të shteteve anëtarëve.
“Situata mbetet e vështira në Irak, Siri dhe Libi.. Do të punoj për interesin e shteteve anëtarëve”-ka thënë gjatë fjalës së saj Mogherini.